Mercedes Benz gjithnje ka ndertuar makina qe tregojne status. Dhe ai status do te thote qe ne baze te makines qe ke tregon dhe rolin tend ne shoqeri. Ama shoqeria eshte modernizuar dhe tregu ka nisur te tregoje qe cdokush deshiron te udhetoje ne rehati pamvarsisht punes qe ben ne jete. Dhe ketu futet ne loje Mercedesi... Po sepse tashme ne portofolin e saj tashme ndodhet dhe nje tjeter aset. Eshte Mercedes Benz X- class..
Duke qene se Mercedes nuk futet ne konkurence per asgje sic thote dhe ne moton e saj "Me e mira ose asgje" edhe ne rastin e X-class ka huazuar shume elemente te modeleve te saj te tjera sic eshte pjesa e perparme e fenereve e cila ngjan shume me nje GLE ose edhe pjesa e interiorit e cila eshte tipike e Mercedesave te ri...
|X-class vjen ne opsionin manual me 6 marshe ose ai automatik me 7 marshe. Aksesoret nuk mungojene ne kete makine sdhe pse eshte nje makine "pune". Duke filluar nga siguria ku jane futur opsionet e reja te cilat te ndihmojne te mbash korsine ne autostrade apo edhe opsioni i cili dallon kalimtaret ne qytete dhe ndihmon ne frenim. Dizajni i brendshem i ketij modeli eshte nje perzierje midis prakticitetit dhe luksit. Makina vjen gjithashtu ne versionet kabine 2-she ose teke.
Por gjeja me e rendesishme ne makinat e ketij lloj eshte aftesia offroad dhe mundesia qe te jep per te nbajtur gjera ne karroceri. Dhe ketu duket se mercedes ka mesuar nga me te miret sepse nuk e ka pajisur kete model me motorret me te fuqishem por me ato qe kane me teper fuqi shtytese. Besohet se versionet diesel do jene modelet qe do kene me shume shitje sepse te ofrojne ekonomi te mire pra nuk harxhojne shume nafte dhe per me teper kane fuqi terheqesi si motorra.
Cmimi do te nise nga 35 mije euro dhe pritet qe shume kompani qe marrin makina te tilla i kane bere gati parate per kte Mercedes "pune"....
Comments
Post a Comment