Mercedes ne gjeneraten e fundit te makinave te saj ka bere ndryshime te dukshme ne dizajn. Ka bere ndryshime si ne permasa ashtu edhe ne pajisjen e makinave me teknologjite me te fundit. Nje nder makinat qe preferohet me teper nga Mercedes eshte pikerisht versioni C class, por nuk do flas per makinen e kendshme dhe ekonomike por per kusheriren e saj qe del nga linjat e prodhimit te AMG. Eshte pikerisht C 63 AMG e cila ajo qe me intereson. Ndryshe nga versionet me te vjetra te C63 AMG, ne versionin me te ri te saj me 4 dyer eshte menduar qe te vendoset jo me nje motorr 6.3 litersh por nje version 4.0 litersh V-8 qe prodhon 502 kuaj fuqi. Ndryshimi ne dizajnin e jashtem eshte i dukshem si per madhesine e kabines qe eshte rritur pak ashtu edhe per ndritat led qe jane vendosur si para dhe pas. C 63 AMG vjen me nje kambio automatike me 7 rraporte dhe me nje sistem te vecante rrotash aktive. Gjithashtu amortizatoret dhe frenat jane te prodhuar enkas per kete makine. Nga brenda eshte bere nje ridizenjim i te gjithe kroskotit dhe ne ndryshim nga modelet me te vjetra te bie ne sy njesia e madhe inteligjente e cila te lejon te besh rregullimet e duhura ne makine ne varesi te situates qe ndodhesh. Ne kabine te bien ne sy gjithashtu shume elemente prej fibrash karboni. Performanca e saj eshte me te vertete prej nje sportive sepse nga 0-100 km ne ore i pershkon per vetem 3.8 sek dhe ka nje shpejtesi maksimale prej 290 km ne ore kjo e limitur per arsye sigurie. Cmimi i saj do te jete diku rreth 65.000 dollare dhe do te dale ne treg ne muajn prill.
Comments
Post a Comment