McLaren P1 Strength

Te gjithe e njohin McLaren si nje prej konstruktoreve me te mire ne Formula 1. Por ata jane po aq te zote dhe ne prodhimin e supermakinave. Shumekush e mban mend makinen ne vitet 90 theu tabu dhe rekorde shpejtesie duke u kthyer ne nje makine te pakapshme. Ndryshe nga modeli F1 ku makina vinte me e shpejte se sa e sigurt dhe e ekuipazhuar, modeli me i ri i McLarenit ai P1 eshte nje risi teknologjike por jo vetem. E ekuipazhuar me teknologjite e Formula 1 duke zbutur harxhimet dh eemetimet por duke shtuar kenaqesine ne te ngare, P1 vjen me nje motorr 3.8 litersh V-8 prej 727 kuajsh bashkangjitur te cilit qendron nje motorr elektrik prej 177 kuajsh duke e ber nje makine e cila i kalon te 900 kuajt fuqi. Ka nje kambio automatike me shtate rraporte dhe sisteme inovative et frenimit dhe te balances ne kthesa. Dizajni i jashtem te le pa fryme ndersa ai i brendshem eshte shume sportiv dhe i eger. Performanca e saj eshte vertete e terbuar sepse ka nje nxitim nga 0-100 per vetem 2.6 sek dhe mund te arrije gjer ne 385 km ne ore. Nje gje qe te bie shume ne sy te McLaren P1 eshte konstrukti i saj i gjithi ne fibra karboni dhe titani. Duke qene nje supermakine  e shumepritur madje ajo i ka shitur te gjitha ekzemplaret madje me nje cmim qe varjon nga 1.6 gjer ne 3 milion dollare.  




Comments