E gjithe bota u mahnit me Mercedesin kur zbuloi per here te pare modelin e saj CLS duke lene pa fjale jo vetem te apasjonuarit por edhe kritiket sepse realisht kishin hapuar nje front te ri ne tregun e automobilizmit duke bere te mundur qe edhe nje here tjeter kuptimi i fjales Coupe te marre nje dimensjon tjeter, dimensjonin me kater dyer.
Dhe sic pritej suksesi ishte i jashtezakonshem duke bere qe te zgjohej interesi i markave te tjera per te u futur ne kete segment makinash. Ishte Volkswagen ajo qe prodhoi Passat CC, me pas Audi me A7 apo dhe Porsche me Panameran. Dhe ne fund ishte Bmw qe hodhi ne treg Seria 6 Gran Coupe.
Ne kete lufte "gjermanesh " duket e qarte qe ajo nuk zhvillohet ne konceptin baze te ketyre tre markave gjigande qe eshte komforti por ne dicka tjeter. Pavarsisht se jane makina mbi 2 ton dhe me kater dyer ne thelb ato jane makina Coupe keshte qe kryefjala per to duhet te jete kenaqesia ne timon, e perkthyer ndryshe Sportiviteti dhe Performanca.
Dhe eshte pikerisht ketu qe keto makina tregojne karakter te jashtezakonshem duke veshur artilerine e rende dhe duke u shnderruar ne "bisha" te verteta ne asfalt. Pervec Passat CC e cila nuk ka nje version super sportiv te gjithe te tjerat i gjejme me petkun e tyre me agresiv Duke nisur nga Mercedesi qe vjen me CLS 63 AMG, Audi me RS7 Porsche me Panamera Turbo S dhe Bmw me M 6 Gran Coupe.
Te gjitha kane mbi 500 kuaj fuqi. Te gjitha arrijne nga 0 ne 100 km/h ne me pak se 4 sekonda dhe kane nje shpejtesi maksimale prej me shume se 300 km/h. Supermakina te verteta me me kater dyer.
Nuk eshte rastesi qe po shtohen rivalet ne kete sektor sepse teksa sheh suksesin e tyre te ben te kuptosh qe evoluimi i automobilizmit po shkon drejt makines universale e cila shfaq shume karaktere ne momente te ndryshme ose me mire vesh shume karaktere ne varesi te shoferit. Ajo eshte nje makine praktike dhe familjare e cila mund te mbaje kater te rritur ne komfort total ama nuk duhet te harrojme se zemra e saj eshte sportive dhe se ne fund te fundit eshte nje makine e cila duket sikur eshte zbutur por ne te vertete ne cdo moment mund te beje qe te ulin koken shumica prej makinave dy dyershe sepse performanca e tyre te le pa fjale.
Comments
Post a Comment