Land Rover Discovery Sport is too Smart

Land Rover-i duhej qe te zevendesonte Freelander-in duke sjelle ne treg nje makine me te rafinuar por dhe me te bollshme dhe me komode gjithashtu . Duke pare ecurine e markes vitet e fundit pritshmerite ishin te medha ndaj modelit te ri Discovery Sport.



 Ajo qe kjo makine perfaqeson eshte pikerisht nje nderthurje karakteresh ku shpesh del ne pah karakteri offroad i nje Land Rover Discover-i dhe kur kalon ne rruge qyteti del ne pah sportiviteti dhe pershtatshmeria e nje makine qe mund te perdoret jo vetem per piknik. Te mendosh qe eshte nje makine e cila ka permasat e nje Bmw X3 madje disa cm me e shkurtet por qe brenda saj mund te mbaje ne menyre te denje 7 pasagjere eshte nje risi ne konceptimin e hapsirave ku rivalet duhet te mesojne shume prej saj. 



Ne dizajnin e jashtem eshte marre baza nga Land Rover Evoque por eshte sjelle ne menyre me kompakte dhe utilitare.



 Vjen e pajisur me matorr diesel version 2.2 litersh qe prodhon 187 kuaj fuqi te mjaftueshme keto per nje makine te permasave te saj. 



Ne interior Discovery Sport vjen si nderthurje e te gjithe versioneve te Land Roverit . Ajo qe te bie ne sy me teper eshte thjeshtesia e saj e cila e ben kete makine me te preferueshme se nje Evoque por dhe me praktike se nje Range Rover Vogue. 


 Performanca e saj mund te themi se nuk eshte me e mira qe nje Land Rover mund te jape por kur je ne rruge te gjata eshte shume me komode se nje Evoque dhe mos harrojme qe ka nje motorr te njejte me te. Per ne offroad nuk eshte se eshte medoemos mbreslenese por e mban me krenari stemen e Land Rover duke ju pershtatur me perpikmeri situatave dhe kushteve te rruges. Konsumi gjithashtu eshte nje nder pikat me te forta te kesaj makine sepse mund te themi se duke pare permasat e saj eshte e vetmja qe arrin te quhet nje SUV ekonomik duke bere harxhime qe nuk i kalojne 7 litrat per 100 km ne qytet pra shume me pak se nje BMW apo Audi. Komforti eshte nje tjeter pike shume e forte e Discovery Sport sepse pervecse mund te mbaje 7 pasagjere ajo mund te ofroje komoditet te plote, madje nese nuk i perdorim sediljet shtese mbrapa krijohet nje hapsire per pasagjeret e krahasueshme me nje Range Rover Vogue. 



Bagazhi nuk eshte i permasave gjigande por duke ulur sediljet mund te perftojme nje hapsire te bollshme per cdo lloj ngarkese. 
Si perfundim eshte surpriza me e bukur qe eshte cmimi , sepse kjo makine ne versioni e saj standart nis nga 40.000 dollare dhe versioni me i ekuipazhuar nuk i kalon 53.000 dollaret dhe duke pare rivalet e veta eshte nje makine shume e leverdishme sepse perfaqeson shume karaktere ne  shume dimensione .

Comments