Jaguar XF is Ready

Bota e automobilizmit ndryshon me kalimin e kohes duke bere qe shume prej markave me te medhaja ne bote te prodhimit te makinave te futen nje gare te jashtezakonshme per treg dhe per pushtet . Por ky pushtet duhet tju pershtatet edhe kerkesave te konsumatoreve. Prodhuesit gjermane duket se i degjojne shume fjalet dhe deshirat e konsumatorit duke futur ne loje teknologji parime te reja ne prodhimin e makinave . Te njejten gje bejne edhe markat e tjera por duket sikur duhet te ndjekin nga pas marka si BMW , Mercedes apo AUDI. Ama nje pershendetje shume domethenese vjen pikerisht nga Britania ku inxhinjeret e Jaguar kane arritur qe te kthehen fuqishem ne tregun e makinave me modelet e reja te makinave ku ajo qe po spikat si ne shitje ashtu dhe ne pelqyeshmeri eshte pikerisht Jaguar XF.


 Nje makine e cila te ploteson te gjitha kushtet qe nje shofer mund te kerkoje madje ka dhe dicka me shume se rivalet e saj gjermane. Me nje dizajn i cili pervecse sportiv tregon edhe karakterin e markes. Makina vjen e ekuipazhuar me motorre ndryshem ku ai me komuni eshte versioni diesel prej 3 litrash V-6 prej 340 kuajsh fuqi  i cili duket te jete kombinimi me i mire midis performances dhe konsumit. Ndryshe nga heret e tjera versioni XF vjen me nje sistem te pavarur gomash aktive duke mesuar shume nga sistemet e rivaleve.



 Trasmisioni eshte nje version automatik me 8 raporte. performanca eshte prej nje sportiveje te vertete ku nga 0 ne 100 km ne ore i ben per 5.1 sekonda duke i shkuar shume per shtat markes. Perpos performances dhe pamjes se jashte shume sportive Jaguar XF tregon dhe anen e saj te qete dhe te sigurt ku eshte e ekuipazhuar me shume sisteme sigurie dhe shume lehte mund te konsiderohet si nje makine familjare per familje te vogla. 


 Gjithashtu nje vemendje e madhe ne kete version te ri i eshte kushtuar edhe hapsires se brendshme dhe rahatise per udhetime te gjata.


 Bagazhi eshte i nje permase te kenaqshme dhe praktik ne perdorim . Cmimi varion nga 50.000 gjer ne 75.000 dollare.

Comments