Suksesin e makinave gjermane nuk e diskuton dot njeri. Por cmimi i tyre sa vjen dhe behet me i larte per shkak dhe te kerkeses ne treg. Megjithate marka e vetme qe mund te themi qe i ka qendruar parimit te te prodhuarit te makinave per popullin eshte Wolkswageni. Dhe makina qe dua te tregoj sot eshte Wolkswagen Scirocco R . Nje makine e bukur, shume rinore dhe qe ne asfalt ka nje performance te shkelqyeshme. E pajisur me nje motorr 2.0 litersh benzine twin turbo i cili arrin qe te jape nje fuqi prej 207 kuajsh. Kambioja eshte nje automatike me 6 raporte DSG por mun te merret dhe ne versionin me kambio manuale po me gjashte rraporte per te apasjonuarit e manuales. Ne interior vjen e pajisur me sedilje sportive dhe lekure ne te njejten kohe te cilat jane me memorizim dhe masazh. Kroskotit elektronik i vjen i bashkengjitur dhe nje navigator me i madh i gjithi touchscreen. Eshte shtuar me 30 litra ngarkesa mbajtese duke shtuar dhe hapsiren ne makine. Ne dizajnin e jashtem nuk eshte se ka ndryshuar shume pervecse ne versioni e sej me te ri vjen me drita led dhe me dizajn pak me te zgjatur. Performanca ne rruge eshte shume e mire duke pare qe nga 0-100 km i pershkon per vetem 5.6 sekonda. Per nga pamja, agresiviteti dhe ndjesia qe te jep Scirocco R eshte nje makine qe i justifikon lehtshem 40.000 dollaret qe kushton.
Comments
Post a Comment