Range Rover Evoque Real Deal

Range Roveri eshte kthyer ne nje mitike te Land Roverit dhe prodhuesit britanike qe tashme jane nen pronesi indiane duan qe te zoterojne tregun e SUV-ve. Por nje gje e tille eshte paksa e veshtire duke pare llojet e ndryshme te makina qe dalin cdo dite ne treg por dhe mungesen e shume llojeve te Range Rover. Dhe pikerisht per te bere qe Range Roveri te ishte me i aksesueshem nga njerezit doli ne treg ne vitin 2012 Range Rover Evoque. Nje makine qe u prit me shume buje por qe me kalimin e kohes po i shtohen fansat. E pajisur me nje motorr 2.0 litersh qe prodhojne 230 kuaj fuqi dhe nje kambio automatike me 9 rraporte Evoque eshte nje makine e cila ne kategorine e saj nuk njeh rivale. Duke qene se eshte nje Range Rover ajo ka nje pershtatje natyrale edhe me offroadin  pamvaresisht se nuk eshte aq e zonja sa motrat e saj me te medha Vogue dhe Sport. Evoque vjen ne versionin me 3 dhe me 5 porta duke ju pershtatur nje tregu me te ri ne moshe. Ajo gjithashtu zoteron dhe aftesine per te qene nje makine e persosur familjare sepse tek versioni me 5 porta hapsira per nje familje te vogel eshte mese e mjaftueshme. Duke qene se futet ne kategorine SUV udhetimi ne rruge te gjata eshte gjithnje i kendshem por dhe ai ne qytet nuk behet i merzitshem sepse kursimi ne karburant eshte i dukshem. Por Evoque nuk te le ne balte as per performance sepse nga 0-100 km i ben per 6.2 sekonda. Cmimi i saj eshte shume me i perballueshem se nje Range Rover tjeter sepse fillon nga 37.000 dollaret 


Comments