Te gjithe presin shume nga markat me te njohura ne bote per prodhimin e makinave. E njejta pritshmeri ishte dhe ndaj Mercedesit kur ajo deklaroj qe do te prodhonte nje tjeter version te G class-it te famshem. Shume persona ishin kritike sepse nje makine qe nuk i kishte ndryshuar pamja asnjehere cfare mund te sillte ndryshe ? Ajo qe Mercedes prezantoi ne fund ishte vertete dicka e habitshme. Nje foristrade me gjashte rrota. Askush nuk e priste, madje dhe ne fantazine me te shfrenuar nuk pritej qe G class te transformohej ne nje menyre te tille por qe ne thelb ishte serish i njijti dizajn. Keshtu lindi G 63 AMG. Nje makine supergjigande qe ka nje gjatesi prej afersisht 6 metra dhe nje lartesi prej 2.3 metrash. Nje monster i vertete ne offroad me gjashte rrotat e saj aktive dhe nje sistem unik ne bote 6x6. Motorri i saj eshte nje motorr i fuqishem AMG 5.5 litersh prej 562 kuaj fuqi qe japin nje akselerim nga 0-100 km ne ore per vetem 7.8 sek. Ajo vjen e ekuipazhuar me shume opsione qe tek makinat normale as qe mund ti mendosh dhe ne te njejten kohe eshte e pajisur me parametrat me lluksoze te nje SUV-i. Ajo eshte makina me madhe e prodhuar nga Mercedes dhe e dyta makine me e shtrejte. Shitjet e saj kane nisur ne 2013 dhe Mercedesi ka vendosur te nderprese prodhimin per ti rritur prestigjin modelit. Cmimi i saj eshte i varjueshem por minimali ishte diku tek 650.000 dollaret. Gjigante dhe e forte.
Comments
Post a Comment