Mercedes Benz S 65 AMG Driving Exellence

Bota e automobilave eshte ne evoluim te perhershem dhe ky evoluim ka perfshire te gjitha markat me te rendesishme. Ka prodhues te cilet dine te prodhojne shume mire makinat sportive. Ka te tjre prodhues qe dine si te gezojne dhe klientet me tekanjoze me makina sportive, ama ka nga ata qe dine t`i prodhojne te dyja keto ne nje makine te vetme. Dhe ato jane prodhuesit e Mercedesit. Luksuoziteti i nje makine si versioni S-class i shkrire me sportivitetin qe prodhon AMG ben te mundur qe te prodhohet nje makine e cila te le pa fjale ne te gjitha aspektet.
 E pjisur me nje motorr V-12 Bicharged qe ka nje fuqi prej 621 kuajsh dhe nje performance nga 0-100 km ne ore per me pak se 4 sekonda e ben kete Mercedes nje nder makinat me te shpejta te kategorise se saj duke lene pas saj makina shume prestigjoze. Edhe pse ne rruge kjo makine te le nje ndjesi te jashtezakonshme eshte e cuditshme se si eshte e pajisur me komoditetet me te larta ne brendesi. Madje mund te themi qe eshte nje nder makinat e vetme qe ke nje kenaqesi te madhe te ia shijosh performancen si nje pasagjer. Duke qene nje makine lluksoze e kthyer ne sportive S 65 AMG ka ne brendesi te saj gjith klasin e nje S- class ama nga jashte mund te dallohet lehtesisht pse e ka te shkruajturen AMG nga pas. 

E pajisur me frena, suspensione dhe pamje me sportive por jo vetem kaq sepse edhe performanca eshte shume sportive edhe pse eshte limituar nga vete prodhuesit. Cmimi i saj eshte i drejte per ate cka ofron sepse 150.000 dollaret i justifikon ne cdo kilometer qe pershkon. 

Comments