Ndryshe nga pjese te caktuara te tregut te automjeteve te cilat u detyruan qe te ndryshojne stil per te mbijetuar ka lloje makinash qe mbijetuan pikerisht prej stilit te tyre. Nje nder to eshte dhe JEEP WRANGLER. Nje makine offroad-i e cila te ofron gjithcka. E pelqyer dhe perdorur nder vite nga konsumatoret pergjithesisht ata amerikane WRANGLER te jep qe ne pamje ndjesine e te vajturit ne nje bote te pazbuluar dhe te vajtjes ne terrene te pashkeluara me pare. Jo me kot qe shumica e njerezve e simbolizojne JEEP-in me kete version. E pajisur me nje motorr qe varion nga 2.8 litra gjer tek 3.6 litersh dhe me nje sistem te vecante te rrotave aktive qe e ben kaq te njohur ne bote. Vjen me dy opsione kambioje, ate automatike me 6 rraporte dhe ai manual me 5 rraporte. Duke qene se WRANGLER eshte nje makine per eksploratore te cilet e pelqejne udhetimin ne natyre ajo shpesh ne versionet e saj merr emrat e vendeve ku kryhen testime sic eshte ai i Sahara. JEEP-i te ky version sjell nderthurjen me te mire midis nje makine qe eshte e ndertuar per terrenet offroad por qe sillet shume mire dhe ne asfalt madje duke dhuaruar performanca te kenaqshme. Ekuipazhimi i saj me lluksuozitetet me te fundit e ka bere kete makine dhe si nje makine familjare shume e preferuar. Cmimi saj eshte nje cmim vertet interesant sepse kushton vetem 35.000 dollare.
Comments
Post a Comment