Ferrari California T an everyday car .....

Te thuash se Ferrari njihet ne boten e Supermakinave nuk eshte se thua ndonje gje te re. Edhe supermakinat kane nevoje qe te paraqiten ne publik me gjera me te lehta se zakonisht por duke i qendruar korretke markes dhe klienteles se saj. Per kete arsye Ferrari California T eshte nje zgjidhje perfekte per ke deshiron shume te kete nje makine Ferrari por nuk eshte shume i afte ne menaxhimin e saj ne rruge. California T eshte nje makine shume e bukur dhe argetuese e cila ndoshta nuk te le aq pa fryme sa ferrarit e tjera por qe ne rruge di te sillet mire dhe mund te argetoje cdokend qe e perdor. E krijuar si pjese e nje tregu qe tashme synohet nga shume prodhues makinash California T vjen me nje motorr 3.9 litersh V-8 i cili prodhon nje fuqi prej 552 kuajsh. Transmisioni eshte nje dopio automatik me shtate rraporte. Duke qene qe California t eshte menduar si nje makine per perdorim te perditshem ajo ne brendesi te saj eshte konceptuar me cdo pjese konforti qe e ka cdo lloj makine tjeter per perdorim te perditshem. Madje ne makine mund te gjesh dhe mbajtesen e gotave apo shisheve. Pas sediljeve te perparme ndodhen dhe dy sedilje te pasme te cilat per hir te se vertetes nuk jane dhe aq te rehatshme. Performanca e kesaj Ferrari e justifikon emrin por dhe cmimi i saj gjithashtu sepse ka nje cmim prej 205.000 dollaresh. 




Comments