Bmw i8 Electric power

Bmw i8 eshte nje makine sportive e cila bazohet jo ne parimin e zakonshem te te pasurit te nje motorri te madh dhe te fuqishem por bazohet tek kombinimi i fuqive motorrike te dy motorreve elektrike dhe te nje motorri termik me tre cilindra. Dhe te mendosh qe ne performancen e saj ajo ka nje start me te mire se M3 dhe nje qendrueshmeri ne kthesa me te mire se nje M5. Gjithsej fuqia e saj arrin ne 390 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km ne ore e ben per me pak se 3.6 sekonda. Duke qene se i8 eshte nje makine e cila perfaqeson ne menyre perfekte makinat elektrike kjo do te thote qe ajo pajiset me teknologjite me te fundit. Ne interior Bmw i8 eshte me te vertete nje makine e vecante. Sedilje sportive por qe te ofrojne shume konfort ne te njejten kohe. Kroskoti eshte nje perzierje ngjyrash dhe nje display elektronik na tregon gjate gjithe kohes shpejtesine dhe sasine e energjise qe kane mbetur ne perdorim. Duke qene se kjo makine ka nevoje qe te karikohet ne karikuesa te pershtatshem per makinat elektrike perhapja eshte bere vetem ne ato vende ku kjo gje eshte e mundur. Cmimi i saj varion nga 130.000 gjer ne 160.000 dollare dhe sipas atyre qe e disponojne nje te tille kjo shifer ia vlen per ate cka te ofron.



Comments