Modeli CC i Wolkswagen ka nisur te prodhohet si nje nevoje e tregut duke pare se shume marka te medha kishin filluar te prodhonin makina coupe por me kater dyer. Fillimisht e prodhuar si vazhdimesi e modelit Passat te Wolkswagen dhe me pas duke marre nje identitet te sajen CC eshte nje makine me performance sportive por qe kunsumon relativisht pak karburant. Ne ekuipazhimin e saj te brendshem nuk i mungon asgje duke u percaktuar qarte si nje makine lluksoze. Permasat e saj ne modelet e saj me te reja jane zgjeruar duke u munduar qe tu ofrojne pasagjereve komfort me te madh gjate udhetimit. Duke qene se Wolkswageni gjithnje eshte definuar si nje marke qe kujdeset per kerkesat e klienteve, ajo eshte munduar qe te plotesoje nevojat e bleresve duke i qendruar besnike parimit te saj per prodhimin e makinave per shtresen e mesme. Ne performance CC eshte nje makine qe te jep kenaqesi ne te ngare dhe mund te arrije rezultate impresionuese. Modeli CC vjen ne versionin me kambio manuale per versionet e saj me te lira dhe ne versionin me kambio DSG per versionet e saj me lluksoze. Ne dizajnin e jashtem jane shtuar disa elente ne ndricim por dhe ne prerje. Motorret e CC fillojne me versionin 2.0 litersh turbo qe gjeneron 200 kuaj fuqi dhe arrin gjer tek versioni RV6 i cili per te se vertetes nuk eshte dhe aq ekonomik ne konsumin e karburantit. Cmimi i Wolkswagen CC nis diku tek 30000 eurot per versionet standarte dhe arrin gjer ne 45000 tek versionet me te ekuipazhuara. Duke pare kunkurentet e saja te Audi, Bmw dhe Mercedes Wolkswagen CC ka nje cmim i cili te ben te tundohesh.
Comments
Post a Comment