The little AMG

Mercedesi duket qe me modelin e ri te A class duket se e ka marre seriozisht betejen me makinat e tjera te kategorise se saj. Me dizajnin e jashtem qe nuk ka asgje te perbashket me paraardheset e saj dhe konfortin e brendshme qe eshte shtuar me zgjatjen e makines, duket se transformimi eshte pritur shume mire nga fansat e saj. Por ndryshimi i pamjes dhe i aerodinamikes solli dhe nevojen e prodhimit te versionit sportiv te saj, dhe per kete gje mendoj AMG-ja e cila edhe pse kishte punuar gjithnje ne motorra shume me te medhenj se ai i A class arriti te prodhoje nje motorr 2.0 litersh i cili arrin te jape 355 kuaj fuqi. Gjithashtu Amg e pajisi me kitet e saj nga fillimi gjer ne fund. Performanca e saj te le pa fryme dhe manovrueshmeria ne kthesa eshte e mahniteshme. Nje tipar karakteristik i AMG qe eshte zhurma e motorrit tek A 45 AMG ndihet me e plote nga shoferi per arsye te permasave te makines. Cmimi i ketij versioni eshte goxha i konsiderueshem dhe arrin gjer ne 45.000 dollare. 


Comments