Tirana eshte nje vend shume i veshtire per sa u perket vendeve te parkimit. Madje dhe kur arrin te gjesh nje vendparkim, ne disa raste mund ta gjesh makinen me ndonje "gunge" te re apo me ndonje gervishtje anesore. Njerezit shume te sfrustruar ne momente te caktuara bejne dhe gabime ne timon te cilat ne momente qetesie nuk do ti benin kurre. U tha e u stertha qe Tirana do te kete parkime nentokesore etj etj, por realiteti qendron se ketu nuk deshirohet te jepet nje zgjidhje por vetem te krijohet nje biznes i ri ku njerezve mund tju zhvasesh dhe ca lek me teper per parkimin. Ne Shqiperi dhe sidomos ne Tirane vendparkimet jane shume te nevojshme per institucionet publike por dhe ato private por nje gje qe me ka bere shume pershtypje ishte pikerisht konflikti per cmimin e shpronsimit te shtepive ne Shkoder perreth stadiumit "Loro Borici". Duke i degjuar me vemendje veme re se federata kembengul qe duhen shtuar numri i vendeve te perkimit per te permbushur kriteret e Uefas. Pse mus te vendoset nje kriter parkimi dhe per institucionet e tjera qe egzistojne ne Shqiperi. Mire do te ishte sikur cdo biznes te kishte vendparkimet e saj dhe kur them vendparkime nuk dua te them vendparkim vetem per pronarin por te pakten 30 % te personave qe frekuentojne biznesin e tij. Kshu nuk do gjejme gervishtje te padeshiruara apo gjoba pa hesap per parkime te gabuara.

Comments
Post a Comment