Shtate arsye pse duhet nje Golf R

Wolkswageni eshte njohur gjithnje per prodhimin e makinave me nje kosto relativisht jo shume te larte dhe per kete ne keto kohe krizash syte e te apasjonuarve po kthehen gjithnje dhe me teper drejt saj. Por ka nga ata qe edhe pse xhepat nuk i kane aq te fryre nuk duan t`ja privojne vetes kenaqesine e te paturit te nje makine e cila te jep ndjesi spotiviteti ne asfalt. Dhe ketu futet ne loje pikerisht Wolkswagen Golf R. Nje makine elegante, shume agresive por dhe goxha e rehatshme. Me nxjerrjen ne treg te Golfit te ri qe tashme eshte ne gjeneraten e tij te shtate duket se fansat e Golf R jane shtuar se tepermi, kjo per shume arsye. E para sepse eshte nje makine e cila vjen me agresive se kurre me pare e pajisur me drita led dhe sensore te tjere te shtuar qe e bejne ate nje makine me te ekuipazhuar se asnje here me pare. E dyta sepse ka nje motorr 2.0 litersh i cili mund te prodhoje 292 kuaj fuqi te cilat ne Golf R ndihen te gjitha. E treta se ne dizajnin e brendshem nuk mungon asgje dhe forma e sediljeve sportive te saj eshte e jashtezakonshme. E katerta eshte se ka nje performance vertete te jashtezakonshme duke arritur te beje nga 0-100 km ne ore ne me pak se 4.7 sek shifer kjo shume e mire per kategorine qe perfaqeson. E pesta sepse eshte nje makine tejet e sakte ne interpretimin qe i jep rruges duke qene gjate shumices se kohes e kontrollueshme. E gjashta eshte se brenda saj qendron dhe Golf normal gje qe e ben ate nje familjare te shkelqyer per familjet e vogla. Dhe e shtata por dhe jo me pak e rendesishmja eshte se kushton vetem 38.000 dollare duke e bere ate nje makine joshese ne syte e njeriu qe kupton nga makinat. 


Comments