Per sa u perket makinave SUV mendohet qe gara eshte shume e veshtire por eshte nje makine qe pamvaresisht se cfare thuhet qendron gjithnje aty dhe me modelin e fundit eshte me sharmante dhe e fuqishme se kurre. Po flasim per Porsche Cayenne Turbo S e cila per vitin 2015 vjen me nje dizajn te shkelqyer dhe me aksesore te shtuar te cilat i shtojne bukurine kesaj makine. E pajisur me nje motorr V-8 twin turbo 4.8 litersh qe arrijne te prodhojne nje fuqi prej 560 kuaj fuqi, e shoqeruar me nje kambio automatike me 7 rraporte. Ne dizajnin e brendshem nuk ka shume ndryshime pervec dritave te brendshme led dhe ekranit te navigatorit qe eshte rritur me nje inch. Kjo makine vjen e ekuipazhuar me te gjithe aksesoret qe makinave te kategorise se saj mund t`i nevoitet. Porsche Cayenne Turbo S ka nje sistem kater rrotash aktive dhe te pavarura gje qe e ben ate me te pershtatshme ne udhetimet ne terrene te ndryshme. Performanca e saj eshte me te vertete mbreselenese sepse nga 0-100 km ne ore e ben per 3.5 sek dhe mund te arrije ne nje shpejtesi maksimale prej 295 km ne ore. Shifra keto vertete te frikshme kur mendon qe eshte nje makine qe futet e kategorine SUV.Cmimi i saj eshte diku tek 160.000 dollaret ama Porsche ja ka arritur qellimit te saj dhe me Cayenne Turbo S nuk ka rendesi permasa e makines sepse adrenalina qe ndjehet ne timon eshte e jashtezakonshme.
Comments
Post a Comment