Pagani Huayra - better it`s not just a word

Nuk eshte nje cudi te thuash qe italianet dine te prodhojne supermakina. Shume marka te mirnjohura supermakinash origjinen e tyre e kane pikerisht nga italia. Shumica e njerezve te thjeshte nuk mundet qe te aksesojne ne nje supermakine por ka nga ata qe ne garazhdine tyre kane shume lodra te kushtueshme dhe nje prej tyre eshte dhe Pagani Huayra. Nje makine me nje dizajn tejet ekstravagant me linja agresive por qe bejne te mundur rritjen e aerodinamizmit te makines. Prodhuar nga Pagani qe nga viti 2013 Huayra eshte nje supermakine per te mos u humbur. Me nje motorr te prodhuar nga Mercedes dhe pikerisht nga AMG-ja i cili eshte 6.0 litersh dhe qe prodhon 720 kuaj fuqi, transmision automatik me 7 rraporte dhe nje performance me te vertete te flakte e bejne kete Pagani nje rivale te denje te supermakinave me te fuqishme ne planet. Ajo arrin nga 0-100 km ne ore ne me pek se 3 sekonda dhe ka nje shpejtesi maksimale prej 350 km ne ore . Ka nje trup i cili eshte i gjithi ne titan dhe fibra karboni. Ne brendesi te saj nuk mungojne teknologjite me te fundit por edhe shume inovacione ne fushen e supermakinave. Frenat jane shume te vecanta dhe te prodhuara posaqerisht per kete makine. Ndjesia qe te jep ne rruge sidomos ne akselerim eshte e pakrahasueshme. Gjithashtu nje tjeter pike ku inxhinjeret e Paganit kane arritur te bejne nje pune te mire eshte pikerisht tek zhurma e motorrit e cila eshte e plote dhe shume e kendshme. Si cdo supermakine edhe Pafani Huayra eshte super dhe ne cmim sepse cmimi i saj fillon nga 1.380.000 dollare duke konkuruar makina si Ferrari dhe Bugatti.


Comments