Makinat tona duan rruge me te mira.

Nje nder problemet me shqetesuese per perdoruesit e makinave ne Shqiperi eshte se mungon infrastruktura rrugore gje e cila na sjell prishjen e makinave ne menyre te parakoheshme. Duke ditur qe shumica e shofereve ankohen per kushtet e rrugeve eshte e cuditshme qe gjithnje e me teper cilesia e rrugeve te reja qe ndertohen eshte gjithnje e me e dobet. Edhe pse nje pjese te madhe te faijt e kane instacat shteterore per mirmbajtjen e rrugeve mund te themi se edhe perdoruesit e rrugeve nuk kane shume dashuri per rruget dhe ne shumicen e rasteve vete banoret e zonave ku ka akse rrugore te rendesishme kthehen ne vandale duke shkaterruar trasete anesore dhe duke larguar elementet fosforeshente shume te rendesishem per levizjen gjate nates. Kur behen rruge te reja ne qytet serish jetegjatesia e saj eshte shume me e vogel se sa eshte parashikuar qe te jete per arsye te ndryshme ku per mendimin tim jane nderhyrjet qe behen nga kompani interneti dhe jo vetem dhe me e keqja eshte se nuk denjon njeri te beje rikonstruktimin e duhur ne rruge por mjaftohen me nje te hedhur zhavorri. 


Comments