Ikona kinematografike Aston Martin DB5

Nese ka nje klasike qe e njeh e gjithe bota ajo eshte Aston Martin DB5. Nje makine e prodhuar nga viti 1963 gjer ne vitin 1965 u kthye ne nje embleme sepse ishte makina e James Bond ose ndryshe 007 e famshme angleze. DB5 eshte nje makine me shume klas dhe personalitet qe edhe pas kaq vitesh pelqehet si ne ditet e saja me te mira. Eshte e pajisur me nje motorr 4.0 l benzine arrin nga 0 ne 100 kilometra ne ore per 8 sekonda qe eshte goxha mire per nje makine 50 vjecare. Motorri jep nje fuqi prej 282 kuaj fuqi. Peshon rreth 1.5 ton dhe mund te arrije nje shpejtesi maksimale prej 230 kilometra ne ore. Edhe pse eshte paksa e rralle si makine ajo mund te gjendet ne versionin me kambio manuale me 4 rraporte ose dhe me kambio automatike te thjeshte. Per cmimin nuk mund te themi gje sepse nuk ka nje cmim zyrtar por nje gje eshte e sigurt. Aston Martin DB5 eshte dhe do mbetet  nje ikone kinematografike me kater rrota.

Comments