Tregu i makinave eshte ne evoluim te perhershem dhe ne shume raste modele mitike te markave te ndryshme kane ndaluar se prodhuari, kjo per arsye te ndryshme. Por per Fiatin modelet mitike duket se perkthehen ne celes per suksesin ne tregun e automobilave. Te gjithe u gezuan kur moren vesh se Fiat po mendonte per gjeneraten e re te Fiat 500 sepse italianeve sidomos ju kujtonte kohe te bukura te 500 se vogel. Dhe keshtu nisi prodhimi i Fiat 500 se re. Qe ne prezantimin e pare ajo i perbushi te gjitha kerkesat e konsumatoreve madje duke i shtuar dhe shume fansa te ri modelit 500. Ajo eshte e vogel, me nje dizajn te rinovuar duke krijuar hapsira te mjaftueshme per pasagjeret. Gjithashtu nje makine shume ekonomike dhe shume e manovrueshme ne situatat e trafikut kjo fale permasave te saj. Ne dizajnin e brendshem vjen e rikonceptuar totalisht ku me teper ne pah vihet stili i vecante italian i dizenjimit ku konforti shkrihet me lluksin. Por kjo makine e lire, e vogel dhe e qete mund te kthehet ne nje mistrece te zhurmshme dhe kjo ndodh pikerisht ne zyrat e Abarth ku 500 kthehet ne nje sportive qyteti. E pajisur me nje motorr prej 160 kuaj fuqi e cila shoqerohet me kambio manuale me 65marrshe sportive. Trup me elemente fibrash karboni. Sedilje sportive dhe kroskot po ashtu sportiv. Me nje performance te kenaqeshme per kategorine e makines, dhe mbi te gjitha me zhurmen e motorrit qe tek Fiat 500 Abarth kane punuar inxhinjeret e Ferrarit, ndjesia e qetesise shnderrohet ne adrenaline. Ama , ndryshimi ndihet dhe tek cmimi sepse nje 500 e tjeshte kushton diku tek 15.000 dollare ndersa Fiat 500 Abarth kushton mbi 23.000 dollare.

Comments
Post a Comment