LaFerrari eshte supermakina lider e Ferrari per momentin. E prodhuar per here te pare ne vitin 2013 ajo eshte pasardhesja e Ferrari Enzos. Ferrari ka deklaruar se kjo makine do jete ne prodhim vetem me 499 ekzemplare dhe cmimi i saj varion nga 1.6 gjer ne 4 milion dollare. Shasine LaFerrari e ka marre nga Enzo ndersa dizajnin e nga filozafia e re e Ferrarit per makina me miqesore me natyren por me egersine dhe sportivitetin karekteristik. Kjo makine ka nje trup prej fibrash karboni te vecante, frena Brembo prej qeramike. Ne ndryshim nga prodhimet e tjera te Ferrari, LaFerrari eshte nje makine hibride me nje motorr V-12 6.3 litersh qe cliron 720 kuaj fuqi dhe nje tjeter motorr elektrik qe prodhon dhe 230 kuaj te tjere fuqi duke arritur ne 950 kuaj fuqi. Kjo gje ka sjelle konsum me te ulet me 40% dhe ulje te emetimeve ne atmosfere. LaFerrari eshte e pajisur me teknologjine me te fundit KERS qe perdoret nga makinat e F1. Performanca e saj eshte e jashtezakmonshme. Nga 0 ne 100 km ne ore per vetem 2.9 sek dhe per 6.8 sek arrin ne 200 km ne ore duke mahnitur me pas me 300 km ne ore per vetem 15 sek. Maksimumi i supermakines eshte prekur ne LaFerrari.

Comments
Post a Comment