Dashuria dhe Realiteti i Shqipetareve per Makina

Dashuria e shqipetareve per foristradat e lluksit erdhi qe me ardhjen e demokracise dhe hapjen me tregun e huaj ku mund te shihnin brandet me te njohura boterore tek ekspozonin makinat e tyre me te reja. Duket sikur rruget e Tiranes nuk reflektojne realitetin ekonomik te Shqiperise. ketu mund te gjesh modelet me te fundit te makinave nga me lluksozet por duke llogaritur qe rroga mesatare ne shqiperi eshte ne realitet diku tek 250 euro dhe shpenzimet per te jetuar ne muaj shkojne diku tek 200 eurot i bie qe per makine shqipetaret e punesuar dhe qe jane vazhdimisht ne pune te kursejne ne rastion me te mire 500 euro ne vit. Do te isha shume kurioz te dija sa vite duhen me 500 euro ne vit kursime se sa me duhet te blej nje model foristrade qe mund te simpatizoj? Por para se ti japim pergjigje kesaj pyetje duhet te shtojme se makinat ne Shqiperi jane shumica makina te perdorura nje here ne BE dhe pastaj te importuara per tu shitur me cerek cmimi. Pra aksesi tek nje makine lluksi eshte i mundur por me llogaritjen e cerekut te cmimit prap nuk me dalin llogarite. Sepse cereku i 80000 eurove eshte 20000 euro. Kjo pjestuar per 500 euro kursime vjetore serish do te me duheshin 40 vite per ta blere makinen e enderrave. Pas 40 viteve ndoshta makina e enderrave te mija mund te jete shnderruar ne nje relike dhe mun te kushtoje akoma me shtrejt se cmund ta gjej tani, pra nje hesap i bere corap. Gjithsesi duke lene menjane llogarite si per ironi te fatit para 3-4 viteve ne Shqiperi makina me shitur nga koncesionaret ishte pikerisht Mercedes Ml klas qe kushton shume mijra euro. Une shpresoj qe realiteti te ndryshoje dhe si ne cdo vend te zhvilluar te botes edhe ne shqiperi njerezit te kene mundesi te nderrojne makinen e tyre te pakten cdo 8 vjet dhe te nisin ti blejne makinat neper koncesionare dhe jo neper rruge si "gica" Miloti.

Comments